Tym është parë të dalë nga ambasada iraniane në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës.
Diplomatët kanë nisur të djegin dokumentet sekrete që sipas protokollit nuk mund të merren me vete.
Forca të shtuara policie janë parë pranë rezidencës.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.
Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.