Sport Bayern bën një tjetër sport, fitore e lehtë ndaj Interit; Napoli turpëron...

Bayern bën një tjetër sport, fitore e lehtë ndaj Interit; Napoli turpëron Liverpoolin

Bayern Munchen, ashtu siç ka bërë në 18 sezonet e fundit, edhe këtë herë e ka nisur me fitore edicionin e Champions League.

Bavarezët mundën Interin me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e grupit C që u luajt në San Siro. Golat e ndeshjes u shënuan nga Sane në pjesën e parë dhe autogol i D’Ambrosios, në të dytën. Bayern dominoi gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Interi ishte pa guxim.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona shkatërroi 5-1 Viktoria Plzen, në Camp Nou, me Robert Lewandowskin që shënoi 3 gola.

Ndërkohë, Napoli shkaktoi surprizën e mbrëmjes, duke turpëruar 4-1 nënkampionët e Evropës, Liverpool. Dy golat e Zielinski, një i Anguissa dhe një i Simeone, në 50 minutat e para, shuan shpresat e ekipit të Klopp, që gjeti golin vetëm me anë të Luis Diaz.

Në ndeshjet e tjera, Ajax fitoi bindshëm 4-0 ndaj Rangers; Sportingu i Lisbonës mposhti në transfertë Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-0; Club Brugge fitoi 1-0 ndaj Bayer Leverkusen; Tottenham mposhti 2-0 Marseille, ndërsa Atletico Madrid fitoi 2-1 ndaj Portos.