Aktualitet Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër

Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, ku përmes fotove shprehet se bëhet fjalë për një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.