Aktualitet Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Në Pikën Kufitare të Kapshticës ka probleme me sistemin TIMS, prej mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se prej 12 orësh në doganën e Kapshticës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave veprimet për hyrjet daljet e qytetarëve bëhen manualisht.

Sipas drejtorisë së  kufirit, bëhet me dije se po punohet me regjistra, por nuk ka radhë mjetesh. Deri tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e policisë kufitare që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.

Edhe në Kakavijë sistemi i përpunimit të të dhënave në palën shqiptare është bllokuar prej 10 orësh që prej mbrëmjes së djeshme. Ende nuk dihet shkaku i bllokimit, por policia ka bërë të ditur se po punon me regjistra me dorë për regjistrimin e hyrje daljeve nga kjo pikë kufitare.