Kangurët janë kafshë shumë interesante që jetojnë në pak vende të botës. Por, sa dini ju për ta?
– Kangurët jetojnë në Australi, Guinenë e Re dhe Tazmani. Ata janë simbol i Australisë, duke u vendosur në pulla postare e madje edhe në monedha. Kjo, sepse në Australi ka numër më të madh të kangurëve se të njerëzve.
– Kangurët njihen si gjitarë marsupialë. Gjitarët marsupialë janë të veçantë, sepse të vegjlit e tyre i mbajnë në një xhep në bark. Pra, të vegjlit e kangurit qëndrojnë në xhepin e nënës derisa të mësohen të ecin.
– Ka lloje të ndryshme të kangurëve. Ndër ta kanguri i kuq është më i madhi. Ata ushqehen me bar, gjethe dhe bimë të tjera. Ata gjithashtu ushqehen me fruta dhe lule.
– Një tjetër e veçantë për kangurët është se kanë këmbë shumë të fuqishme. Prandaj mund të kërcejnë shumë lart e madje të kalojnë pengesa prej 3 metrash. Bishti i kangurit ka rëndësi të madhe në lëvizjen e tij. Ai mundëson balancimin e trupit gjatë vrapimit dhe kërcimit.
– Kangurët gjithashtu kanë dëgjim shumë të mirë. Mund të lëvizin veshët e tyre në të gjitha drejtimet pa lëvizur fare kokën. Kjo iu ndihmon shumë në dëgjim.
– Një tjetër kuriozitet interesant është se kangurët ngjasojnë pak me devetë. Atyre nuk iu duhet shumë ujë për të mbijetuar. Kur bie shi kangurët pinë shumë ujë, por kur bëhet vapë e madhe në Australi ata mund të kalojnë kohë të gjatë pa pirë fare ujë. Këto gjëra i dallojnë kangurët nga shumë kafshë të tjera.
-E dini se kangurët janë kafsha e vetme e madhe në botë që lëvizin duke kërcyer? Ata zakonisht kërcejnë me një shpejtësi prej rreth 21-25 km në orë. Megjithatë, kur mendojnë se janë në rrezik, mund të shkojnë edhe deri në rreth 60 km në orë.
-Kangurët janë kafshë që nuk djersijnë në temperatura të nxehta. Ato fshihen në hijen e pemëve kur temperaturat arrijnë 40 gradë celsius dhe freskojnë trupin duke lëpirë gjymtyrët e tyre.
-Kanguri femër mund të përcaktojë seksin e foshnjës në bark dhe mund të shtyjë periudhën e lindjes nëse sheh se ambienti përreth përbën rrezik për foshnjën e porsalindur.
-Dhe një kuriozitet i fundit interesant për kangurët është se numri i tyre është më i madh se numri i banorëve në Australi.