Erling Haaland vazhdon të dhurojë spektakël me fanellën e Manchester City-t, duke qenë, për momentin, sulmuesi më “vdekjeprurës” në zonë në ligat e mëdha evropiane. Manchester City kuptohet lehtësisht që ka bërë një goditje shumë fitimprurëse në merkato me blerjen e gjigantit norvegjez.
Të mërkurë, Haaland shënoi golin e trembëdhjetë me fanellën e City-t, teksa ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje. Goli i fundit i shënuar prej tij i dhuroi skuadrës së Pep Guardiolës fitoren ndaj Borussia Dortmundit, ku 21-vjeçari ka luajtur deri disa muaj më parë.
Nuk ishte një gol dosido. Joao Cancelo vendosi të krosonte me të jashtmen dhe Haaland realizoi me një goditje akrobatike dhe të pamundur, që i kujtoi Guardiolës një gol historik:
“Njerëzit e dinë ndikimin që pati Cruyiff në jetën time personale dhe si trajner. Vite më parë ai shënoi një gol në “Camp Nou”, kundër Atléticos, shumë i ngjashëm me atë që bëri Haaland. Në momentin e golit pashë Cruyffin”, tha trajner katalan.
Por cili gol ishte më i bukur? Mund ta jepni vetë gjykimin pasi të shikoni videot e mëposhtme.
Goli i Cruyiff:
Goli i Haaland: