Sport Guardiola grindet me gjyqtarin. Por pasi merr kartonin e verdhë, e përqafon...

Guardiola grindet me gjyqtarin. Por pasi merr kartonin e verdhë, e përqafon dhe i kërkon falje Orsatos (VIDEO)

Manchester City-Borussia Dortmund ishte një ndeshje me shumë adrenalinë, e cila përfundoi me fitoren e “qytetarëve”, por edhe një grindje mes Pep Guardiolës e arbitrit kryesor, Orsato.

Në bilbilin e trefishtë të fundit, trajneri katalanas protestoi në mënyrë flagrante për një faull të pësuar nga Foden në minutat e fundit.

I inatosur, ai i bërtiste për gjithçka gjyqtarit italian, madje i tha me edhe “fuck off”. Orsato e dëgjoi dhe i tregoi kartonin e verdhë sipas rregullores, duke e qortuar dhe paralajmëruar trajnerin e “qytetarëve”.

Një gjest që nuk e ndezi tërbimin e Guardiolës, i cili çuditërisht shkoi drejt Orsatos dhe e përqafoi, duke i kërkuar falje. “E meritova kartonin e verdhë. I kërkova falje”, – konfirmoi spanjolli në fund të ndeshjes.