Identifikohet personi që goditi me shishe sulmuesin e Partizanit, Tedi Cara, në sfidën që u zhvillua në Kukës. Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim për këtë episod të shëmtuar.
Futbollisti i Partizani ka pësuar dëmtime serioze, aq sa për t’i mbyllur plagën i kanë bërë shtatë qepje.
Agresori mësohet se e ka hedhur shishen e ujit të ngrirë, fakt që shpjegon se dëmtimi ishte i rënde.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”, shtetasin A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit “Kukësi-Partizani”, të zhvilluar më datë 19.09.2022, në stadiumin “Kukës Arena”, ka hedhur një send të fortë (shishe me ujë të ngrirë) në fushë që ka goditur njërin nga futbollistët, shtetasin T. C. Vijon puna për kapjen e tij”, njoftoi policia.