Ka fituar 70 mld $ në vitin e fundit dhe arrin të renditet njeriu i dytë në botë për pasuri, pas Elon Musk, duke kaluar kështu edhe Jeff Bezzos.
Është sipërmarrësi Indian Gautam Adani, që ditët e fundit pasuria e tij arriti në 148 mld $. Mik shumë i afërt i kryeministrit indian Modi, dhe në 7 vitet e fundit që ai është në pushtet, Adani ka rritur pasurinë e tij me 200%.
Kompania e tij, Grupi Adani, një multinacionale prek fusha të ndryshme, duke nisur nga industria e diamanteve, karboni, energjia e rinovueshme, industria portuale dhe sektori mediatik.
Gjatë vitit të fundit ka qenë pikërisht energjia e gjelbër që është kryefjala e bizneseve të tij, duke investuar në sektor për tu bërë lider i prodhimit të energjisë se pastër në nivel botëror.
Viti i fundit nuk ka qenë i lehtë për kompanitë në mbarë botën. 500 njerëzit më të pasur të globit kanë humbur në total 1.2 trilion $ që nga Janari i vitit 2022. Vetëm Jeff Bezos, që deri më sot mbante vendin e dytë për pasuri, ditën e martë ka humbur 9.8 mld $ në momentin që aksionet e tij u goditën nga të dhënat mbi inflacionin.