Sherri mes Antonio Contes dhe Thomas Tuchel vazhdon të komentohet në ishullin britanik. Tekniku italian dhe ai gjerman u përplasën mes tyre në derbin Chelsea-Tottenham (2-2), veprim për të cilin e pësoi më shumë ish-trajneri i “bluve” të Londrës.
Richarlison, të cilin Spurs e siguruan nga Evertoni në merkaton e verës për 60 milionë paund, i është rikthyer edhe njëherë episodit të 26 gushtit, duke e pranuar se ai dhe shokët e ekipit e shijuan zemërimin e bosit të tyre.
“Ne e kishim mendjen te ndeshja, ishim të përqendruar në fushë, kështu që në dhomat e zhveshjes e pamë më mirë atë që kishte ndodhur. Është një gjë normale në futboll, ndodh mes lojtarëve, kështu që mund të ndodhë edhe mes trajnerëve.
Më pas të gjithë qetësohen dhe vazhdojnë përpara. Por ishte argëtuese të shihje atë acarim mes dy shefave. I yni nuk ka fare frikë nga përplasje të tilla, apo jo?”, deklaroi sulmuesi brazilian, i cili iu përgjigj në këtë mënyrë nëse ndokush në ekip kishte bërë shaka me Conten në lidhje me ngjarjen: “A je i çmendur? Nuk ka shanse! Ti do provoje të bëjë shaka për një gjë të tillë me të? Mua as që më shkoi në mendje”.
25-vjeçari brazilian ka shënuar dy gola dhe po kaq asiste deri tani me Tottenhamin.
Vetë Conte e vlerëson shumë Richarlison, për të cilin tha këto fjalë kohë më parë: “Richarlison është një futbollist të cilin e pëlqej shumë. Një afrim shumë i mirë për ne, ai stërvitet me tru dhe në fushë nuk pushon, bën lojë të ‘pistë’ dhe na shton përqendrimin si skuadër”.