Aktualitet Dy mjekë dhe një infermiere të arrestuar në spitalin e Traumës: Prokuroria:...

Dy mjekë dhe një infermiere të arrestuar në spitalin e Traumës: Prokuroria: Merrnin lekë për të kryer skanerin

Prokuroria ka bërë një deklaratë lidhur me arrestimin e dy mjekëve dhe një infermiere te Spitali i Traumës. Organi i akuzës thotë se të arrestuarit merrni para për kryerjen e skanerave nga mjekët. Më poshtë deklarata e plotë.

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me detyrë infermiere; dhe

S. B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni.