Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 223 lekë/litri duke pësuar kështu rritje prej 7 lekësh nga 216 Lekë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do mbetet po i njëjti,194 lekë/litri.
Ndryshim nuk ka pësuar as çmimi i gazit, i cili do jetë 78 lekë/litri me pakicë.
Sipas Bordit të Transparencës, vendimet janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.