Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, foli për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.
Kryeministri u bëri thirrje vendeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të përqendrojnë vëmendjen dhe të investojnë në sigurinë kibernetike.
“Në një kohë kur një mori krizash kanë zhytur botën në trazira, do doja t’i kërkojë Asamblesë të përqendrojë vëmendjen në një çështje tjetër, për ndikimin mbi paqe e sigurinë që është siguria kibernetike. Shqipëria qe objekt i një sulmi masiv kibernetik. E gjithë infrastruktura qeveritare u gjend nën një sulm me qëllimin e qartë për ta shkatërruar atë.
Një hetim i thelluat i kryer me ekspertizën më të mirë botërore ka konfirmuar që sulmi që donte të gjunjëzonte një vend sovran ishte agresion i orkestruar nga Irani. Kësisoj qeveria shqiptare nuk pati asnjë zgjedhje tjetër po vetëm të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të investohet në sigurinë kibernetike”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.