Detaje të reja janë zbuluar për 30-vjeçarin shqiptar Esmin Ferhati, që plagos ditën e djeshme në Athinë nga një oficere policie. Kjo e fundit, sipas mediave të huaja, e plagosi për vetëmbrojtje duke qenë se shqiptari e sulmoi me një kaçavidë.
Mediat greke raportojnë se shqiptari, së bashku me kriminelë të tjerë, kishin kthyer në seli të tyre konviktet e kampusit të Universitetit Politeknik të Athinës. Duke dhënë 100 euro në muaj për çdo dhomë dhe pa paguar rrymë, internet dhe ujë, ata jetonin si familje.
Ata qarkullonin me Mercedes dhe shijonin jetën e luksit me paratë e zeza nga grabitjet, pazaret e drogës, vjedhjet dhe madje edhe rrëmbimet, shkruajnë mediat e huaja.
30-vjeçari “Esko”, siç quhej në sheshet e të jashtëligjshmëve, i cili u arrestua mëngjesin e djeshëm pas sulmit me kaçavidë dhe plagosjes nga një police, akuzohet për rrëmbim të një fëmije të mitur, djali i një gazetari, në maj të vitit 2019 dhe madje e ka fshehur në rezidencat e studentëve derisa kanë hyrë në shtëpinë në Pagrati dhe kanë grabitur të atin.
Kreu i madh i bandës së Universitetit Politeknik konsiderohet të jetë 30-vjeçari “Esko”.
Ky u përfshi në paligjshmëri nga xhaxhai i tij, i dënuar me burgim të përjetshëm, sepse vrau një burrë dhe më pas u arratis nga burgjet e Nafplionit.
Akuzat për 30-vjeçarin
“Esko” akuzohet për pesë çështje penale. E para ka të bëjë me rrëmbimin e djalit 17-vjeçar të një gazetari më 11 maj 2019. Grupi i banditëve rrëmbeu të miturin nga zona e Zografou teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Pagrati.
Ata e dhunuan dhe pasi i vunë një kapuç në kokë, e futën në makinë dhe e çuan në kampus. Aty fëmija u mbajt peng për shumë orë në duart e grabitësve shqiptarë, të cilët pasi morën çelësat e shtëpisë, e vizituan për të plaçkitur.
Në momentin e sulmit ishin të pranishëm prindërit dhe vëllai i tij i vogël. Gazetari, në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij, është përleshur me ta duke e rrahur dhe plagosur lehtë me thikë.
Tetë muaj më vonë, autoritetet arritën të vënë në pranga një prej autorëve, ndërsa pjesa tjetër mbeti e zhdukur, me vlerësimin e policisë se ata kishin gjetur strehim në vendlindje.
Në fund, duket se “Esko” se ka gjetur strehë në shtëpinë e vjetër të Universitetit Politeknik. Aktakuza e radhës ka të bëjë me sekuestrimin e pajisjeve të Universitetit të Athinës, mbi 300 mijë euro, dy akuzat e tjera për grabitje dhe trafik droge, ndërsa e fundit për vjedhje seriale në dyqane në një qendër të madhe tregtare në periferinë veriore.
Oficerët e policisë së Drejtorisë së Sigurisë së Athinës ia dolën pas hetimeve të vënë në dorë operacionin e madh në bashkëpunim me OPKE dhe Prokurorinë e Drogës, që u organizua në orët e para të ditës së djeshme dhe rezultoi në plagosjen e lehtë të një policeje 35-vjeçare, pasi ajo u sulmua nga shqiptari.