Një 28-vjeçar rus, i kërkuar nga drejtësia gjermane për trafikim të narkotikëve, është arrestuar këtë të shtunë në Durrës.
Denis Borisov i cili ishte rezident në Gjermani, u vu në pranga nga në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.
I riu, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, po vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.