Avokati bjellorus i të drejtave të njeriut, Ales Bialiatski dhe dy organizata nga Rusia dhe Ukraina, “Memorial” dhe Qendra për Liritë Civile” kanë fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2022.
Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit Norvegjez të Nobelit tha se të tre fituesit janë “kampionë të shquar të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë”.
Fituesit vlerësohen se kanë nderuar një vizion të “paqes dhe vëllazërisë” midis kombeve, nga themeluesi i çmimit Alfred Nobel.
“Një vizion më i nevojshëm në botën sot”, shtoi Reiss-Andersen, përpara se të mbyllte fjalimin e saj.
Komiteti Norvegjez i Nobelit i bëri thirrje Bjellorusisë që të lirojë fituesin e burgosur të çmimit Nobel për Paqe, Ales Beliatski.
“Mesazhi ynë është që t’u bëjmë thirrje autoriteteve në Bjellorusi që të lirojnë Beliatskin dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe se ai do të vijë në Oslo për të marrë çmimin”, tha kryetarja e komitetit Nobel, Berit Reiss-Andersen.
“Por, ka mijëra të burgosur politikë në Bjellorusi dhe kam frikë se ndoshta dëshira ime nuk është shumë realiste”, theksoi ajo
Një ditë më parë u nda Çmimi Nobel në letërsi, që shkoi për shkrimtaren franceze Ani Ernaux.
Ky çmim iu dha shkrimtares franceze “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.