Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti i eliminatoreve të “Euro 2024”.
Eliminatorët për këtë kompeticion do të kenë 7 grupe me nga pesë skuadra dhe tri me nga gjashtë.
Kombëtarja shqiptare është caktuar në Grupin E dhe do të ketë përballë në këto eliminatore ekipet e Polonisë dhe Çekisë,
Ndërkohë që goglat sollën dhe përballje interesante si ajo e Grupi B mes Holandës, Francës dhe Grupi C ku renditet Italia dhe Anglia.
Euro 2024 do të zhvillohet në tokën gjermane. Kompeticioni fillon në 14 qershor të vitit 2024 dhe do të përfundojë në finalen e madhe të 14 korrikut në “Olympiastadion” të Berlinit.
Shorti
Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro.
Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar.
Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë.
Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Turqi, Letoni.
Grupi E: Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi.
Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni.
Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani.
Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino.
Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorrë.
Grupi J: Portugali, Bosnje Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn.