Aktualitet Policia liron Endrit Doklen dhe Gentjan Reçin, arrestohet Fatjon Murataj

Policia liron Endrit Doklen dhe Gentjan Reçin, arrestohet Fatjon Murataj

Policia ka lënë të lirë Indrit Doklen dhe Gentjan Reçin dhe mbajti në qeli Fatjon Muratajn, pas shoqërimit të mbrëmshëm, në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim.

Fatjon Murati po kërkohej nga policia si bashkëpunëtor për posedim armësh me shtetasin Kristjan Gjini. Ky i fundit u arrestua me 12 korrik të këtij viti, pas sekuestrimit të një arsenali armësh në kryeqytet.

Fatjon Murataj u dyshua edhe si një nga personat e përfshirë në atentatin e trefishtë në Fushë-Krujë më 17 korrik. Në atentat humbën jetën Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.

Mes emrave që kërkoheshin të pyeten nga prokuroria e Kurbinit për atë ngjarje ishin dhe Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi dhe Endrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, si dhe Ramazan Rraja.

Endrit Dokle është liruar nga burgu në janar të vitit 2020 dhe sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj kishte paguar një shumë rreth 500 mijë euro për ta ekzekutuar atë. Megjithatë, pas veprimeve të shoqëruarit Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, që udhëtonin mbrëmë me Fatjon Muratin, u lanë të lirë.