Aktualitet “Shkoi edhe në funeralin e Brilantit”, gazetarja: Ervis Martinaj i ka humbur...

“Shkoi edhe në funeralin e Brilantit”, gazetarja: Ervis Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ervis Martinaj ka qenë i pranishëm në funeralin e kushëririt të tij, Brilantit i cili u ekzekutua në urën e Milotit sëbashku me dy persona të tjerë.

Teksa komentonte zhdukjen e “mbretit” të lojrave të fatit, Lala u shpreh se Martinaj i ka humbur gjurmët përpara Gardës së Republikës.

Klodiana Lala: Ervis Martinaj nuk ishte një personazh dosido i botës së krimit. Është shoqëruar nga punonjës të Forcës së Posaçme Operacionale. Vinte nga bota e krimit dhe kishte mbështetjen e vetë strukturave shtetërore. Në të gjithë botën ne kemi bosë të mafies italiane, që kanë jetuar edhe mbi 40 vite në arrati.

Nuk besoj që atje eskortoheshin në ditën për diell nga forcat e posaçme dhe nuk besoj që gjurmët e një personazhi humbisnin kur dilte nga hyrja e një pallati ku banonte dhe Prokurori i Përgjithshëm i vendit. Sepse Ervis Martinaj i ka humbur gjurmët përpara syve të Gardës së Republikës.

Këto e bëjnë shqetësuese sepse mund të ndodhë që të jesh në arrati dhe të gjejnë kundërshtarët. U vra Ervin Dalipaj, kërkohej nga policia e shtetit. E vranë kundërshtarët në autostradë. Por të eskortohesh nga forcat operacionale, të shkosh në ditën për diell edhe në funeralin e kushëririt.