Aktualitet Dyqane dhe apartamente, 5 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e Fation...

Dyqane dhe apartamente, 5 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e Fation Muratit

Policia ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri të Fation Muratit që dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal.

32-vjeçari, banues në Tiranë është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale.

Konkretisht bëhet fjalë për këto pasuri:

Një ndërtesë në rrugën “Lord Bajron”; një dyqan në rrugën “Shaban Matraku”; një apartament, një objekt 8-katësh me sipërfaqe 800 metër katrorë, dy subjekte tregtare lokale, një subjekt tregtar lavazh makinash, një subjekt tregtar dyqan, në Tiranë.

Prokuroria vijon hetimin për asete të tjera nën emrin e Muratit apo familjarëve të tij.