Aktualitet Kush është 19-vjeçarja që u hodh nga kati i tetë, bashkëjetuesi: Ajo...

Kush është 19-vjeçarja që u hodh nga kati i tetë, bashkëjetuesi: Ajo vetëm qante…

Zbardhen detaje nga vdekja e 19-vjeçarës që dyshohet se është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte prej dy vjet e gjysëm me qira.

Viktima quhet Safete Bega 19 vjeçe dhe është nga fshati Perondi i Beratit, ndërkohë që bashkëjetuesi saj quhet Artur Çala është 33 vjeç nga Topoja e Fierit.

Çifti thonë burimet ka qenë problematik dhe me precedent penal për vjedhje.
Policia është duke punuar për gjetjen e motivit si dhe nëse 19 vjecarja është hedhur vetë.
Mësohet se në momentin e hedhjes nga pallati 19- vjeçarja ka qenë shumë rëndë psikologjiskësht.

Sipas policisë, S.B 19-vjece nga Kuçova, dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Aktualisht 19-vjecarja bashkëjetonte me një 38-vjeçar me inicialet A.Ç, 38 në lagjen “Apollonia”, ku dhe ndodhi tragjedia.

Ndërkohë që pas ngjarjes së rëndë, policia ka shoqëruar personin me të cilin ajo bashkëjetonte.

Menjehere pas shoqërimit, i dashuri i saj Artur Çala, ka qenë në gjendje te rëndë psikologjike. “Ajo vetëm qante, nuk e kuptoja dot se çfarë kishte” ka thënë ai para policisë në gjendje të tronditur.

Çala dyshohet se ka qenë zgjuar në atë orë, nisur edhe nga fjalët e para që tha i dashuri i saj para hetuesve. Pritet dëshmia e plote e tij për të hedhur dritë rreth ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Policia bën me dije se bashkëjetuesi i se rese u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për të hedhur drite mbi ate se çfare ka ndodhur, si ka qene raporti mes tyre dhe shqetësimet që mund të ketë pasur vajza dhe qe e shtynë drejt vetëvrasjes.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, – thotë policia ne një njoftim paraprak për ngjarjen.