Extra 10 qëndrimet që duhen shmangur pas një grindjeje

10 qëndrimet që duhen shmangur pas një grindjeje

Kur jemi të zemëruar na ndodh të themi dhe të bëjmë gjëra që më mirë t’i kishim shmangur

Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment zemërate apo pas një grindjeje të kemi thënë një fjalë më shumë apo të kemi bërë një gjest më shumë. Kur jemi të zemëruar themi fjalë që do të ishte më mirë që të mos i kishim thënë e t’i mbanim për vete. Por si i bëhet për të vendosur një autokontroll në këto momente? Hapi i parë është kontrolli i duhur i emocioneve. Ja 10 qëndrimet që duhen shmangur:

Mos shkoni përtej  Pasi keni shpjeguar të gjitha pikat tuaja, jepini fund argumentit. Gjatë një zënke edhe momentet e heshtjes kanë peshën e tyre. Në këto çaste, partneri merr në konsideratë mesazhin dhe e përpunon atë pa u ndier në presion. Dhe ndoshta, kush e di, mund të na japë dhe të drejtë …

Mos u fokusoni te momenti i grindjes  Grindja është shumë e lodhshme dhe stresuese, e mira do të ishte që të mos e nxisni akoma më shumë atë që shkaktoi luftën, por të gjenit një zgjidhje dhe t’i kushtonit të gjithë energjinë e duhur.

Mos kujtoni të kaluarën  Nëse jeni duke u grindur për një arsye, ndaloni aty, mos përmendni të kaluarën në debat e sipër.

Mos i ktheni shpatullat papritmas – Të ktheheni dhe të ikni është një gjest i keq. Nëse e ndieni të nevojshme të largoheni, mos qëndroni shumë gjatë, mos ngrini barrikada dhe kur të rikthehet qetësia bëni ndonjë gjest pajtues. Nëse e ndieni se partneri është ftohur nga qëndrimi juaj, herën tjetër do të shmanget për të të thënë atë që mendon.

Shprehini emocionet, por me takt – Nëse keni pasur një ditë të vështirë dhe është duke ju dalë tym nga veshët, shmangeni sa më shumë partnerin për të mos pasur ndonjë reagim të pakontrolluar dhe për të evituar në këtë rast ndonjë grindje të panevojshme. E mira do të ishte të largoheshit nga shtëpia fare, derisa të qetësoheshit.

Mos kërkoni falje – Nëse jeni ende të mërzitur akoma nuk është koha për të kërkuar falje. Do të ishte më mirë të prisnit sa të qetësoheshit për të kërkuar falje. Kur një grindje përfundon, zakonisht lë një gjurmë të hidhur: ky është momenti për t’i shprehur tjetrit keqardhjen.

Mos hiqni dorë nga e vërteta – Të heshtësh për hir të dashurisë, nuk është zgjidhja e duhur. Nuk duhet të heqim dorë nga ajo për të cilën kemi nevojë që të ndihemi të lumtur. E rëndësishme është që t’i shprehim ndenjat tona me respekt për njëri-tjetrin.

Mos flisni me dykuptime – Nuk është e nevojshme të sulmoni partnerin me fjalë të dykuptimta që mund ta ofendojnë atë dhe të lindin keqkuptime të tjera. Do të ishte mirë që çdo gjë të ishte e qartë dhe e thjeshtë.

Mos përdorni seksin – Nëse një mënyrë për të bërë paqe dhe për të rikthyer harmoninë është të bëni dashuri, rruga është e lirë. Por nëse nuk e ndieni, atëherë është më mirë që të ndaloni derisa harmonia të rikthehet përsëri mes jush.

Mos e bëni kaq tragjike, të gjithë grinden  Nëse grindeni, nuk do të thotë se marrëdhënia juaj nuk po funksionon: zënkat janë një pjesë e jetës, e rëndësishme është që mos të bëheni armiqësorë dhe të jeni konstruktivë. Ato çifte që nuk grinden kanë arritur thjesht në një fazë indiference, gjë kjo jo e mirë për ta. Grindjet kanë një qëllim dhe kanë edhe anën e tyre të mirë.