Pasi kërkoi më shumë minuta për të luajtur, Kristjan Asllani është gati të lërë Italinë e të largohet në Premier League.
Kështu raporton “Tuttomercatoweb” që shkruan se 20-vjeçari pritet të huazohet te Newcastle United në merkaton e janarit.
Edhe pse zikaltrit kanë refuzuar çdo kërkesë për mesfushorin, e ardhmja e tij mbetet në dyshim. Interes kanë shfaqur dhe klubet italiane si Empoli, Spezia dhe Torino, tre ekipet e Serie A që po kërkojnë më shumë informacion për situatën e Asllanit.
Deri tani futbollisti i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 8 ndeshje me fanellën zikaltër, pesë prej tyre në kampionatin italian dhe tri të tjera në Champions League.