Një 54-vjeçare me inicialet F. O., është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër për transport emigrantësh të paligjshëm.
Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, por drejtuesja e mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi.
Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit rezultoi se F. O,. ishte duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.