Kryesore Rama vizitë zyrtare në Izrael për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë

Rama vizitë zyrtare në Izrael për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Izraelit, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë është ftuar nga homologu i tij izraelit Yair Lapid, ndërsa gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

Në takimet e kryeministrit pritet të ketë diskutime mbi sulmet kibernetike që Shqipëria ka patur gjatë muajve të fundit nga Irani, duke marrë eksperiencën e Izraelit në këtë fushë.