Temperaturat në rritje dhe reshjet e ulura pritet të bëjnë të papërshtatshme për kultivim rreth 60% të zonave ku rritet kafeja në Etiopi.
Në këtë mënyrë, kafeja më popullore në botë, ajo arabike, është në rrezik, pikërisht në vendin ku ajo lindi për herë të parë.
Kafeja arabike e ka origjinën nga pyjet në zonat e larta të Etiopisë, dhe çfarë ndodh me klimën në vë vend do të ketë një impakt negativ të zgjatur në kohë në të gjithë plantacionet e kafes nëpër botë.
Studiuesit nga Kopshtet Botanike Mbretërore të Kew, në Mbretërinë e Bashkuar dhe shkencëtarë nga Etiopia kanë përdorur simulime, modelime dhe imazhe nga sateliti për të projektuar se si rajonet e kafesë do të përgjigjen ndaj skenarëve të ndryshëm klimatikë.
Një rritje prej 4 gradësh celcius do të shkaktonte një ulje prej 39-59% të tokave të përshtatshme për të rritur bimën.
Kafeja arabike llogaritet të përbëjë 70% të prodhimit global dhe besohet se daton që në shekullin IX. Tani ajo rritet edhe në vende të tjera, por Etiopia ka një sërë varietetesh, të cilat diversifikojnë shijet dhe aromat.
Etiopia është prodhues i pestë më i madh i kafesë në botë, dhe më i madhi në Afrikë. Pothuajse 15 milionë fermerë etiopianë, ose 15% e popullsisë së vendit, varen nga kjo industri.
Megjithatë ka disa zgjidhje të mundshme për këtë krizë të ardhshme. Studiuesit zbuluan se duke zhvendosur platancionet në pyjet mbi kodra, mund të rezultojë me një rritje katërfish të zonave ku rrite kafeja. Megjithatë, sipas këtij skenari, studiuesit besojë se deri në vitin 2040 plantacionet do të kenë arritur në majë të maleve të Etiopisë.
Përveç kafesë, në rrezik janë edhe disa kultura të vreshtave, si rajoni i verës Burgundy.