Ledina Riza është zgjedhur anëtare e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme votuan 200 prokurorë.
Nga votimet Riza ka marrë 113 vota ndërsa kandidati tjetër Etien Kapo, ka marrë 83 vota.
Gara për vendin vakant nga radhët e prokurorëve të Apelit, erdhi pasi vettingu shkarkoi ish-anëtarin Ludovik Doda.