Dy shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën “16”, në aksin rrugor San Severo-Termoli pranë fshatit San Paolo di Civitate.
Sipas mediave vendase dy mjete tip ‘Benz’ janë përplasur kokë më kokë, ndërsa kanë humbur jetën shqiptarët Shkëlzen Ndreu 28 vjeç dhe Blerium Beci 31 vjeç.
Shqiptarët kane humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën mjekësore.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku për disa minuta. Në vendngjarje mbërritën forcat e policë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit tragjik.