Kryesore Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor

Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor, por sipas ka dështuar ka dështuar.

Blendi Fevziu: A ju ka kontaktuar ndonjëherë Sigurimi i Shtetit?

Ilir Meta: Unë kisha një Ilir Metaj tjetër në klasë, e kishte shtëpinë tek Hoxha Tahsim, unë e kisha te Pazari i ri. Babai i tij ishte drejtor i Sigurimit të Shtetit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia ime, sepse bënim edhe ushtrime bashkë, edhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Sigurimi i Shtetit ka futur provokatorë dhe ka dështuar (në atë kohë). Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës. E gjithë kjo përpjekje për të hapur një diskurs të tillë duke patur në konsideratë një histori që unë ia kam treguar ndonjë ish-deputeti që unë ia kam treguar kur ka pasur halle në kohën e vet, në fillim të viteve 90-të, e gjitha kjo është trilluar si një histori ku shtohet një emër nga mbrapa personi.