Kryesore Fluturimet me çarter, reagon Rama: Udhëtimet e mia nuk kushtojnë sa llogaritë...

Fluturimet me çarter, reagon Rama: Udhëtimet e mia nuk kushtojnë sa llogaritë e nongratave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hyrje-daljeve të tij nga hakerat iranianë dhe deklaratave të opozitës që e akuzuan “për shpenzimet marramendëse ndër vite për flurime me çarter”.

Rama thotë se “sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre”.

Kryeministri sqaron se avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj siç thotë ai dhe se  u ka dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithhershëm të qeverisë.

“Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie”, shkruan Rama në Twitter.