Një i moshuar ka humbur jetën pas zjarrit të rënë në banesë në Kukës. Policia njofton se zjarri ka rënë “rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në të”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.