Një lajm i bujshëm nga Amerika: Barack Obama është përfshirë në një konsorcium, që kërkon të blejë Phoenix Suns. Gjatë një podkasti ish-gazetarit sportiv dhe themeluesi i sitit “The Ringer”, Bill Simmons, po fliste për pronësinë e skuadrave të NBA-së me Charles Barkley, kur lëshoi ‘bombën’.
“Kam dëgjuar se Obama bën pjesë në një grup investitorësh që synojnë të marrin Phoenix”. Barkley, ylli i Suns nga 1992-shi në 1996-ën, shfrytëzoi menjëherë rastin: “Nëse më thërret Obama, do t’i thosha: ‘Po, ta marrë dreqi’. E admiroj shumë atë njeri”.
Ai njeri është 61 vjeç, u zgjodh president i SHBA-ve në nëntor të 2008-ës dhe qëndroi në Shtëpinë e Bardhë deri në 2016-ën. Ka thënë gjithmonë se e dashuron basketbollin, por ka një problem, bën tifo për Çikago Bulls.
“Paguhem mirë, por nuk kam 4 miliardë dollarë”, tha Barkley. Kjo është shifra që flitet se duhet për t’ia marrë skuadrën Robert Sarver, aksionerit në mazhorancë.
Former President Barack Obama is involved in one of the groups considering a bid to buy the Phoenix Suns 👀 pic.twitter.com/Lefu55CVK7
— Suns Nation (@SunsNationCP) October 26, 2022