Sfida “e përjetshme” mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mund të ketë një epilog të denjë në Katar. The ‘Sun’ shkruan se një studim i i super kompjuterit të “BCA Research” në prag të Botërorit ka parashikuar një finale, që do të mbyllte sagën mes dy lojtarëve që kanë shkruar historinë e shekullit XXI.
Natyrisht, vetëm njëri do të ngjitet në Olimpin e futbollit. Dhe sipas kalkulimeve të algoritmit, do jetë Messi që do të udhëheqë Argjentinën drejt titullit të tretë kampion bote, duke mundur në finale CR7 më 18 dhjetor.
Kalkulimet janë bërë në bazë të disa parametrave, mes të cilëve forma e lojtarëve, statistikat e tyre dhe një kampion të të gjitha ndeshjeve të 4 edicioneve të fundit, të bashkuara me rendimentin e muajve të fundit.
Në këtë sens, “Scaloneta” vjen pas një kohe të gjatë pathyeshmërie. Argjentina ka numra që në letër e bëjnë superiore. Edhe Msesi duket në një formë shumë të mirë para Botërorit të tij të fundit.
Anglezët janë interesuar edhe për skuadrën e tyre, që sipas kalkulimeve rrezikon sërish të eliminohet me penallti. Sipas superkompjuterit, Anglia mund të paraqitet mirë si në Rusi, por edhe këtë herë mund të ndalet në gjysmëfinale nga Portugalia e Cristiano Ronaldos.
“Të zgjedhësh mes Messi dhe Ronaldos është si të zgjedhësh mes Mozart-it dhe Beethoven ose mes Da Vinci dhe Michelangelos – është më pak çështjeje analize objektive dhe më shumë çështje shijesh”, shkruajnë kërkuesit e BCA. “Të mbështetesh në numrat e ftohtë logjikë dhe të dhënat e forta nuk është më mirë”.