Sport Messi “tradhton” Barcelonën, kërkon “perëndim” të qetë të karrierës

Messi “tradhton” Barcelonën, kërkon “perëndim” të qetë të karrierës

Lionel Messi pritet të largohet nga Parisi verën e vitit 2023. Argjentinasit i skadon kontrata me klubin e PSG dhe duket se “pleshti” nuk ka asnjë qëllim për ta rinovuar atë ndërsa një skenar që së fundmi ka fituar shumë kuota, është ai i transferimit të Messit në MLS-në amerikane tek Inter Miami, klub në pronësinë e David Beckham.

Sipas The Athletic, 35-vjeçari ka nisur bisedimet e para me Beckham rreth mundësisë së shpërnguljes në Amerikë ndërsa në bisedime prej muajsh kanë qenë edhe përfaqësuesit e Messit me ato të klubit Inter Miami.

Madje, Jorge dhe Jose Mas që janë bashkëpronar të Inter Miami së bashku me Beckham janë takuar edhe me babain e Messi-t, Jorge.

Në fakt, takimet mes palëve janë zhvilluar në një fshehtësi totale dhe mesa duket kanë rezultuar pozitive. Kështu, pavarësisht zërave për një rikthim te Barcelona, oferta dhe jetesa në Amerikë po “joshin” çdo ditë e më shumë Messin për të shijuar një “perëndim” të qetë të karrierës teksa argjentinasin nuk e bind as rinovimi me PSG.