Kryesore Kriza energjitike/ Balluku: Do të analizojmë çdo detaj para vendimit për fashën...

Kriza energjitike/ Balluku: Do të analizojmë çdo detaj para vendimit për fashën mbi 800kWh

Ministrja Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur përmes një postimi në Twitter se faturimi i energjisë elektrike nis pas javës së parë të muajit nëntor.

Në postimin e saj, Balluku shkruan se do të analizohet çdo detaj para vendimit për aplimin ose jo të fashës 800 kWh teksa shton se “niveli Fierzës është më pak se 268m, por ka pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim”.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800 kWh”, shkruan Balluku në Twitter.