Një baba nga Kosova (Albrim F.) bashkë me 4 djemtë e tij ka mbajtur në Zvicër, 4 vajza si skllave për 16 vjet.
Kjo histori tronditëse është publikuar nga gazeta “Blick”, ku në artikull nënvizohet se gratë u mbajtën si skllave për 16 vjet – pa e vënë re askush.
Viktima e parë, sipas “Blick”, ka qenë nga Shqipëria. Dyshohet se babai i 4 djemve kishte zgjedhur këto vajza për djemtë e tij në Zvicër. Ato ishin të moshës mes 14 dhe 17-vjeçare në momentin që filluar të trajtoheshin si skllave.
“Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte burrin e saj vetëm nga fotot. Prindërve të së resë iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve”, thuhet në shkrim.
Javën e ardhshme prindi kosovar dhe katër djemtë e tij do të dalin para gjyqit të qarkut në Moutier, në kantonin Jura afër Bernit. Sipas aktakuzës gratë janë izoluar, kërcënuar, përdhunuar dhe mbajtur si skllave. Ndërkohë të arrestuarit mohojnë akuzat.
“Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me gjithçka”, thotë avokati i tyre.
Më 2019, sipas gazetës zvicerane, gratë arritën të ikin nga banesa ku mbaheshin. Tani janë në një vend të sigurt dhe mbrohen nga autoritetet.
Avokati i grave të dëmtuara deklaroi me vetëbesim se pas trajtimit të keq të viktimave qëndron “Kanuni mesjetar shqiptar”.