Çfarë ndodh pasi të thonë: “Ne vijmë në paqe”. Alienët mund të kontaktojnë me Tokën në çdo moment dhe ne duhet të dimë se çfarë duhet t’iu themi atyre, sipas shkencëtarëve.
Shkencëtarët thonë se nuk duhet ta anashkalojmë idenë se mund të ketë një jetë jashtëtokësore. Një grup i ri në Universitetin e St Andrews në Skoci ka filluar punën duke hartuar një plan se çfarë të bëjmë nëse hasim alienët në Tokë.
Me ndihmën e ekspertëve nga e gjithë bota, ata do të bashkojnë protokolle dhe traktate të fuqishme, si dhe do të vlerësojnë çdo dëshmi të qytetërimeve inteligjente.
Puna e tyre përgatitore do të zhvillohet në një qendër të re kërkimore në universitet, kushtuar kërkimit të inteligjencës jashtëtokësore (SETI).
“Fantazia shkencore është e mbushur me eksplorime në shoqërinë njerëzore pas zbulimit dhe madje edhe takimeve me jetën ose inteligjencën në botën tjetër”, tha John Elliott, shkencëtar.
Ai shtoi duke thënë se duhet të koordinojnë njohuritë me gjithë ekspertët, jo vetëm për vlerësimin e provave, por edhe për të marrë parasysh reagimin shoqëror njerëzor ndërsa fillon të marrë jetë komunikimi me jashtëtokësorët.
Shkencëtarët do të menaxhojnë procesin e plotë të kërkimit të provave, konfirmimit të zbulimeve, analizës së tyre të modeleve gjuhësore dhe menaxhimit të përgjigjes së mundshme.
“Dhe koha për ta bërë këtë është tani. Skanimi i sinjaleve me origjinë të supozuar jashtëtokësore për strukturat e gjuhës dhe bashkëngjitja e kuptimit është një proces i përpunuar dhe kërkon kohë gjatë të cilit njohuritë tona do të avancohen në shumë hapa ndërsa mësojmë “gjuhën jashtëtokësore”.
Grupi mendon se i është kushtuar vëmendje e kufizuar pasojave në shoqëri nëse zbulohet inteligjenca e huaj.
Ndërsa Kombet e Bashkuara kanë procese dhe entitete të krijuara për kërcënimin e goditjes së asteroidit, asgjë e ngjashme nuk ekziston për jetën jashtëtokësore.
Në qershor, NASA njoftoi se po fillonte studimin e saj të parë mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), të njohura gjerësisht si UFO.
Gjatë nëntë muajve, shkencëtarët po shikojnë të dhënat aktuale në UAP dhe përcaktojnë se cilat pamje ndodhin natyrshëm ose nuk ia vlen të investigohen më tej.
Studiuesit e Hub shkruan se interesi shoqëror është rritur ndjeshëm kohët e fundit, për shkak të zbulimit të mijëra planetëve rreth yjeve të largët në galaktikën tonë dhe, më afër ‘shtëpisë’, përmes eksplorimit të botëve të afërta si Marsi dhe Venusi, duke kërkuar për shenja të jetës, e tashme apo e kaluar.
“Zbulimi i mundshëm i jetës jashtëtokësore ka të ngjarë të ngrejë lloje të ndryshme shqetësimesh që do të pasonin zbulimin dhe ne jemi ende krejtësisht të papërgatitur si specie”.
Në korrik, një studim zbuloi se alienët mund të dërgonin mesazhe përmes hapësirës ndëryjore duke përdorur komunikimin kuantik.