Sport Juve fluturon me Rabiot dhe Fagioli: Kalon Interin në renditje dhe kap...

Juve fluturon me Rabiot dhe Fagioli: Kalon Interin në renditje dhe kap vendin e pestë

Fitorja e katërt radhazi në Serie A për Juventusin që mund Interi dhe e kalon në klasifikim. 2-0 final i dhuron skuadrës së Allegrit jo vetëm kalimin në renditje të Interit (1 më shumë se zikaltërit që ndalen pas disa ndeshjeve rresht ku kishin siguruar pikë të plota), por edhe vendin e pestë me pikë të barabarta me Romën. Golin e parë e shënoi Rabiot në minutën e 52′ dhe rezultati u dyfishua nga Fagioli në të 84′, në të dyja rastet asistet ishin nga Kostic

Një ndeshje plot ritëm dhe shumë e luftuar ku skuadrës torinieze iu anulua edhe një gol nga sistemi VAR për shkak të prekjes me dorë të topit nga ana e Danilos.