Një telefonatë anonime për bombë në ambientet e Strukturës e Posaçme (SPAK) ka alarmuar policinë paraditen e së martës.
Te salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka ardhur një telefonatë anonime, sipas së cilës bomba ishte vendosur te Apeli i GJKKO-së.
“Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.