Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Katarit. Ka disa mungesa të rëndësishme, ndërsa surpriza më e madhe është rikthimi i Mario Götze, njeriut që i dha Kupën e botës Gjermanisë në 2014-ën në Brazil.
Aktualisht Mario Götze luan me Eintrahtin e Frankfurtit dhe e ka bindur trajnerin për ta grumbulluar në Katar. Mungojnë në listë emrat që priteshin, Timo Verner dhe Marco Reus, të dy për shkak dëmtimi.
Mungon edhe mbrojtësi i Borusia Dortmundit, Mats Hummels, ndërsa portieri Manuel Neuer është grumbulluar, edhe pse ka pasur probleme kohët e fundit.
Trajneri Flik duket se ka besuar shumë te disa lojtarë të rinj, siç janë Musiala i Bajernit, Moukoko i Borusia Dortmund apo Adeyemi i Lajcigut.