Kryesore Sherri në Kuvend, Rama: Dy të dehur nga Foltorja shanë me libër...

Sherri në Kuvend, Rama: Dy të dehur nga Foltorja shanë me libër shpie, asnjë fjalë për paratë e marra nga rusët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për atë që ndodhi në fund të seancës ku u miratua buxheti i vitit të ardhshëm.

Në momentin kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi mbledhjen e deputetëve për nisjen e procesit, Edi Paloka dhe Bujar Lekskaj janë konfrontuar verbalisht me kreun e qeverisë duke kaluar në ofendime banale. E gjithë kjo situatë ndodhi kur regjia e parlamentit ndërpreu sinjalin, por në momentin e rikthimit të saj, dallohet kordoni i gardës ishte vendosur në mes kryeministrit dhe deputet Paloka.

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL (Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!”, shkruan Rama. “Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”.

Për këtë incident, zyra e shtypit e grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se ka kërkuar përjashtimin prej 10 ditësh të dy deputetëve demokratë.

Disa nga demokratët në sallë pretendojnë se edhe kryeministri iu kundërpërgjigj me fjalor banal.