Politika Balla: Turp që një “non grata” dhe një bashkëpunëtor i Sigurimit të...

Balla: Turp që një “non grata” dhe një bashkëpunëtor i Sigurimit të pengojnë punën në Kuvend

Taulant Balla akuzoi Sali Berishën se po punon, bashkë me Ilir Metën, për të penguar integrimin europian të Shqipërisë.

“Është në turpin e Kuvendit që një “non grata”, së fundmi me një bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, të pengojë punën e Kuvendit. Prandaj çdo shtet e mbajnë rregullat dhe ligjet. Rregullorja e Kuvendit është e qartë për këdo që kërkon të marrë me dhunë foltoren. Dështimi i mitingut, planifikimi i mitingut të radhës në ditën e samitit të BE-Ballkani Perëndimor, janë ato që shkaktojnë dhimbje që kthehen edhe në formë fyese për secilin prej nesh. Sali Berisha nuk e do integrimin”, tha Balla në fjalën e tij në Kuvend. “Sjellja e sotme është sjellja për të penguar integrimin. Dhe prandaj pastaj filloi edhe kjo pjesa e këtij konflikti të brendshëm. Natyrshëm që ne s’na takon të hymë”.

Balla konfirmoi edhe një herë se nuk do të ketë diskutime me grupin në PD që kryesohet nga Berisha. “Non grat-at nuk ftohen as për konsensus dhe nuk do të kërkojmë kurrë votën as të “non grata”-s dhe as atyre që i shkojnë nga pas”, shtoi Balla.