Kryesore Rama dënon sulmin ndaj Albin Kurti: U soll si kryeministër

Rama dënon sulmin ndaj Albin Kurti: U soll si kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin që iu bë homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit.

Rama shkruan në Twitter se marrëveshja në Bruksel për çështjen e targave mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar me qershi nga disa aktivistë të Partisë Social-Demokrate të Kosovës.