Kryesore Brazili është spektakolar: Neymar dhe Richarlison dominojnë Serbinë

Brazili është spektakolar: Neymar dhe Richarlison dominojnë Serbinë

Një super Brazil në debutimin e Botërorit në Katar. Yjet e Selecaos kanë mundur 2-0 Serbinë falë dopietës së Richarlison në pjesën e dytë, 62′ dhe 73′. Një rezultat që mund të ishte më i thellë: skuadra e Tites goditi edhe dy shtylla me Alex Sandro e Casemiro, si dhe impenjoi portierin serb Milinkovic-Savic, autor i disa pritjeve të mëdha.

Pa goditur asnjëherë portën në 98 minuta të luajtura në Katar, Serbia nuk mundi të bëjë asgjë ndaj Brazilit që e dominoi takimin nga fillimi deri në fund.

Në minutën e 62, Vinicius rrëmbeu një top pas një aksioni të Neymar dhe goditi bukur, por topi u ndal nga portieri e më pas Richarlison e dërgoi në rrjetë.

Vetëm 11 minuta më pas, sulmuesi i Tottenham realizoi edhe një kryevepër, një gol i cili deri tani mund të konsiderohet si më i bukuri i këtij botërori.

Me këtë fitore, Brazili merr kreun e grupit ku bën pjesë edhe Zvicra me Kamerunin.