Dukshëm Taulant Balla ka prekur interesa njerëzish të fuqishëm në këtë vend. Pavarësisht se është një nga besnikët më të dukshëm të kryeministrit, duket se kryeministri, ndryshe nga sa pandehet, nuk ka edhe aq pushtete ndër duar.
Strategjia duket e qartë: Të goditet Taulant Balla, sepse duke mos qenë asnjëherë ministër apo nënshkrues tenderash apo lejesh ndërtimi, ka përditë e më shumë fizionominë e një politikani që nuk është kapur asnjëherë me duar në thesin e parave publike.
Befas pra, kundër tij, u ngrit një stuhi e habitshme, me origjinë vitin 2016 dhe një përgjim të kryer pikërisht në atë vit. Mirëpo ky përgjim, ka sëpaku tre të panjohura që bien erë:
a- Deputeti Taulant Balla është përgjuar, pa autorizim ose me një autorizim të paligjshëm nga Prokuroria e Republikës. Kush mundet ta autorizojë një gjë të tillë dhe aq më tepër ta rrjedhë në media?
b- Ky përgjim, thuhet se është shkatërruar, porse nga ana tjetër “rrjedhja mediatike”, është strukturuar me shumë lezet, për të sulmuar ose mundësisht për të shkatërruar një nga mbështetësit më të fortë dhe rezultativ të Ramës.
c- Kjo goditje e mirëstrukturuar dhe që rrejshëm duket sikur rrjedh rastësisht, bie erë “komploti”, nga brenda radhëve të partisë. Pjesën tjetër të nguljes së thikës në plagë e bën me pasion të veçantë Doktori! (Në të vërtetë Doktori është në të drejtën e tij politike në këtë rast…)
Me sa duket këto zgjedhje që po afrojnë, do të kenë shumë surpriza! Stuhia duket se po majiset më shumë ndër pushtetarët e nginjur, ndërkohë që opozita merret me plagët e saja të brendshme./ 360grade.al