Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës ka sjellë në sallën e Kuvendit ish-kreun demokrat Lulzim Basha, pas disa kohësh mungesë.
Në një foto që ka shpërndarë vetë në rrjetet sociale, ish-kreu demokrat shihet i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike dhe kolegë nga Kosova, ndërsa Kuvendi ka nisur seancën e përbashkët në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë.
“Nisim sot mbledhjen e parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Një moment i bukur dhe emocionues në prag të ditës së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit shqiptar,” shkruan Lulzim Basha në postimin e tij në Twitter.