Kokaina zakonisht mbërrin me kontejnerë në disa porte italiane, duke përfshirë ato në Italinë Veriore dhe më pas arrin edhe në provincën e Breshias. Klani mafioz kalabrez nuk e shet më me pakicë “arin e bardhë”, por e ka nënkontraktuar këtë zhvendosje te grupet më të ulëta kriminale, ku rolin kryesor e kanë shqiptarët
Deri në vitet ’90, kokaina ishte një drogë e elitës, sot është në masë, popullore dhe e lirë, ndërsa grupet kriminale shqiptare janë kthyer në një zë të rëndësishëm në tregtinë e trafikut të drogës në veri të Italisë.
Kokaina zakonisht mbërrin me kontejnerë në disa porte italiane, duke përfshirë ato në Italinë Veriore dhe më pas arrin edhe në provincën e Breshias.
Organizata mafioze kalabreze “Ndrangheta” nuk shet më me pakicë “arin e bardhë”, por e ka nënkontraktuar këtë zhvendosje te grupet më të ulëta kriminale.
Por cilët janë tregtarët e drogës?
Të dhënat që dalin nga raporti vjetor i Ministrisë së Brendshme italiane kundër drogës, nënvizojnë se mes të arrestuarve dallohen shtetas të kombësisë shqiptare dhe afrikano-veriore.
Për ta konfirmuar këtë, mjafton të kujtohet se katër vite më parë, në Montichiari, karabinierët e stacionit lokal kishin arrestuar një shqiptare 36-vjeçare, shoqëruese të një bosi të njohur të mafies shqiptare.
Ata i kishin sekuestruar 22 kilogramë hashash dhe marijuanë. Për të kuptuar profilin e bosit të njohur mafioz të Shqipërisë, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, ai konsiderohej në Shqipëri si një lloj “Pablo Escobar”, i cili zotëron edhe disa ambiente të jetës së natës, shkruajnë mediat italiane.
Po, por nga vjen në veçanti kokaina që shitet më pas në qytet dhe në provincën e madhe të Breshias dhe mbi të gjitha kush e menaxhon?
Kokaina zakonisht mbërrin me kontejnerë në disa porte italiane, duke përfshirë ato në Italinë Veriore, dhe më pas arrin edhe në provincën e Breshias.
Në të gjitha këtë rrugë, “Ndrangheta” ka dominim ndërkombëtar në tregtinë e kokainës.
Klani kalabrez, e blen kokainën me 1.000 euro kilogramin, ndërsa mafiozët e tjerë me 1.800 euro kilogramin.
“Ndrangheta” nuk shet më me pakicë “arin e bardhë”, por ia ka nënkontraktuar këtë kalim grupeve më të ulëta kriminale.
Kështu, në këtë kontekst, rruga që duhet ndjekur është ajo e Ballkanit. Siç rezultoi në raportin vjetor kundër drogës të Ministrisë së Brendshme, “i ashtuquajturi “Karteli Ballkanik” vepron në bashkëpunim me rrjetet kriminale shqiptare, marokene dhe amerikano-jugore dhe përfaqëson një nga blerësit kryesorë të kokainës së Amerikës së Jugut, të importuar nëpërmjet rrugës së Atlantikut, duke përdorur kompani të mëdha transporti.
Duhet të merret parasysh gjithashtu se fragmentimi i shtuar i skenës kriminale në Kolumbi, ka çuar në formimin e aleancave të reja ndërmjet organizatave kriminale.
“Konsorciumet etnike shqiptare dhe ato të Ballkanit Perëndimor, në veçanti, luajnë tani një rol kryesor në furnizimin e sasive të mëdha të kokainës”, – vëren raporti.
Në Ballkan, ngarkesa të mëdha kokaine mbërrijnë nga Amerika e Jugut, në rrugë detare, siç dëshmohet nga konfiskimet e konsiderueshme të kryera në Shqipëri, (rasti i fundit, ai i 430 kg kokainë të ardhur nga Kolumbia mes plehut organik në Frakull të Fierit).
Këto dërgesa synojnë të ushqejnë tregun kontinental, përfshirë rajonin e veriut të Italisë dhe menaxhohen nga konsorciume kriminale dytësore.