Politika Yuri Kim, takim me Dua Lipën: E lumtur për qytetaren më të...

Yuri Kim, takim me Dua Lipën: E lumtur për qytetaren më të re të Shqipërisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar me yllin botëror të muzikës pop Dua Lipa, e cila ndodhet në Tiranë për koncertin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Jam e lumtur që përgëzova qytetaren më të re të Shqipërisë dhe jam e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110-vjetorin e Pavarësisë”, shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim në Instagram ku ka publikuar edhe një foto me Dua Lipën.

Një ditë më parë, Dua Lipa mori edhe pasaportën e Shqipërisë me rastin e festës kombëtare, por edhe për rolin që ka luajtur për promovimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)