Aktualitet Mori me forcë gruan nga vendi i punës dhe e dhunoi në...

Mori me forcë gruan nga vendi i punës dhe e dhunoi në një lokal, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga policia pasi ka rrëmbyer dhe dhunuar bashkëshorten e tij.

Bëhet e ditur se A. Sh., është arrestuar pasi mori me forcë bashkëshorten nga subjekti privat ku ajo punonte në rrugën “Qazim Vathi” dhe më pas e çuar atë në një lokal ku edhe e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht.

Bashkëshortja e 33-vjeçarit ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje kurse mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.