Një i mitur pa patentë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar që po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin në fshatin Pajovë.
Adoleshenti 17 vjeç me iniciale J.Gj. duke drejtuar një makinë tip Benz, i papajisur me patentë, përplasi për vdekje 73-vjeçarin me iniciale B.K. i cili udhëtonte me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.